Akuzohet për fshehje pasurie/ Dërgohet për gjykim ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

10/05/2022 15:09

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është dërguar për gjykim, për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Bashkim Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vettingu për mos justifikim të pasurive. Në muajin prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

Top Channel