Demonstruesit të zemëruar u përleshën me policinë dje në kryeqytetin kilen Santiago, në mbështetje të Francisca Sandoval, gazetares së qëlluar me plumb në kokë në protestën e 1 majit.
Sandoval është në gjendje të rëndë në spital.
Gazetarja Fabiola Moreno tha se protesta e sotme është për theksuar atë që ndodhi të dielën.
“Është e rëndësishme të jemi sot këtu, për të vazhduar përpjekjen tonë dhe për të theksuar atë që ndodhi të dielën”.
“Protesta e të dielës ishte një grackë. Ata po na prisnin për të na sulmuar. Kishin nisur sulmet dhe provokimet që para nisjes së demonstratës”, tha ajo
Sindikalisti Guillermo Ulloa, tha se ajo i ndodhi Francisca-s nuk do të ndalojë protestat.
“Francisca është kolegia jonë dhe përfaqëson përpjekjen e të gjithëve ne këtu, prandaj ne do të vijojmë të luftojmë, të dalim në rrugë dhe nuk i nënshtrohemi frikës që duan të na imponojnë”, tha Ulloa.
Gazetari Benjamin Lillo, gjithashtu mbështeti kolegët:
“Francisca, ti je pjesë e një shtëpie që po ndërtojmë, një shtëpie që na kushton zemrën dhe dhimbjet.
“Zemra jote vijon të rrahë sot megjithë gjendjen e rëndë prandaj është detyra jonë të të shoqërojmë si familje, si gazetarë, me ndërgjegjie bashkëluftëtarësh”.
Top Channel