Modelja e joga-s që pozoi e zhveshur në pemën e shenjtë, mund të burgoset në Bali (fotot)

06/05/2022 15:24

Modelja Alina Yoga mund të burgoset prej zemërimit që ka shkaktuar mes vendasve pasi pozoi e zhveshur, duke ngjeshur gjoksin pas një peme të shenjtë në ishullin e Bali, njoftonin autoritetet.

Pas postimit të fotove në rrjetin Instagram, modelja ruse mund të burgoset deri në gjashtë vjet prej pozave ‘të pamoralshme’ në pemën e shenjtë 700-vjeçare që njihet në vend si ‘kayu putih’.

Në fotot e kontestuara ajo shihet që mbështetet në trungun e zhveshur në trungun pemës teksa kthen kokën për të parë nga kamera.

Imazhet u panë dhe nga sipërmarrësi vendas Niluh Djelantik i cili i bëri thirrje policisë vendase për të ndërhyrë në burgosjen dhe gjobitjen e saj deri në $70 000, sipas ligjeve të vendit kundër pornografisë.

Djelantik tha se zyrtarët e emigracionit janë duke kërkuar influencuesen e rrjeteve sociale.

Pema e shenjtë ndodhet në tempullin Babakan në ishullin turistik indonezian të Bali që konsiderohet i shenjtë nga vendasit, prandaj dhe imazhet kanë shkaktuar zemërim në publik.

Modelja më vonë hoqi foton kompromentuese dhe postoi një kërkesë ndjese duke thënë se nuk e dinte që kishte fyer ndjenjat e njerëzve.

Në videon e ndjesës ajo shihej e veshur dhe duke u lutur në rrëzë të pemës, teksa komentonte: “I kërkon falje banorëve të Balit dhe Indonezisë, më vjen keq për veprimet e mia”.

Ajo shtonte: “Jam shumë e turpëruar, nuk desha të ofendoj njeri pasi nuk kisha asnjë njohuri për këtë vend”.

Zëdhënësi i policisë vendase Ranefli Dian Candra konfirmoi se Alina ishte dorëzuar vullnetarisht në polici dhe se rasti i saj do të procedohet, por nuk përmendi dënime të mundshme për të.

Sipas raportimeve, bukuroshja ruse mund të akuzohet me përhapje pornografie, sipas ligjeve të ashpra të vendit për subjektin.

FOTO GALERI
1/5
Alina Yoga mund të burgoset prej zemërimit që ka shkaktuar mes vendasve pasi pozoi e zhveshur, duke ngjeshur gjoksin pas një peme të shenjtë në ishullin e Bali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA