Ndarje e “thellë” në mbledhjen e grupit të PD, 30 deputetë mungojnë! Alibeaj: Marrja pjesë detyrim! Propozimet e të gjithëve do të diskutohen

05/05/2022 19:30

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD-së tregoi edhe një herë se demokratët janë të ndarë në dy fronte.

22 deputetë të Partisë Demokratike, iu bashkuan ftesës së Alibeajt për mbledhje të grupit, ku në fokus ishte zgjedhja e presidentit të ri, ndërsa 30 të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Mungesa e grupit të “Rithemelimit” ishte e pritshme, por ishin edhe 15 deputetë të tjerë që nuk iu bashkuan mbledhjes, për arsye që ende nuk dihen.

Alibeaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar u shpreh se të gjithë deputetët duhet të japin kriteret e cilësitë që duhet të ketë presidenti i ardhshëm i vendit, të cilat më pas do të sintetizohen dhe diskutohen për të rënë dakord për një emër të përbashkët.

Në lidhje me mungesën e 30 deputetëve ai u shpreh se nuk e sheh grupin si demonstrim numrash, por deputetët e kanë detyrim ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur, që të marrin pjesë në mbledhje.

“Në aspektin organizativ mbledhje tjetër të hënën, të gjithëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të zgjedhjes së presidentit të ofrojnë kriteret, ku deputetët e PD si e imagjinojnë ata, cili duhet të jetë profili, kriteret të atij që duhej të jetë i pari i vendit. Të mos jemi fasadë, marrja pjesë në procese parlamentare është detyrim jo vetëm kushtetues, por edhe ndaj zgjedhësve tanë, të cilat duhet t’i përmbushim.Është e rëndësishme kritere, profili që do të donin shqiptarët të ishte president, nuk duhet të përdoremi, pavarësisht se çfarë thuhet lart e poshtë, propozimet e të gjithë kolegëve do të sintetizohen dhe diskutohet në mbledhjen e radhës te grupit parlamentar. Unë refuzoj ta shoh si një demonstrim numrash, nuk vendosen deputetët në testin e 31, 35, unë besoj deputetë e PD e kanë dinjitetin, identitetin e kanë kurajën civile dhe politike për ta mbajtur. Unë refuzoj që  ta cilësoj gripin çështje numrash, është detyrimi, çështja për të cilën është zgjedhur”, tha Alibeaj.

Demokratët që morën pjesë ishin: Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Oriola Pampuri, Emilia Koliqi, Lindita Metaliaj, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Seladin Jakupllari, Sajmir Korreshi, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Eralda Tase Bano, Ervin Salianji, Kreshnik Collaku, Enkelejd Alibeaj, Arber Agalliu, Ferdindand Xhaferri, Gazment Bardhi, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, dhe Andia Ulliri.

Në mbledhjen e thirrur nga Enekejd Alibeaj, munguan 15 deputetë: Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Flutura Acka, Ina Zhupa, Alfred Rrushaj, Kasem Mahmutaj Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Bledion Nallbati, Fation Veizaj, Tomor Alizoti, Zef Hila, Radamadan Lika dhe Lulzim Basha.

Veç tyre, siç pritej, munguan edhe 15 deputetët e “Rithemelimit”: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha dhe Elda Hoti.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së nisi me debat mes deputetëve Ervin Salinaji dhe Enkelejd Alibeaj.

Diskutimet mes demokratëve në mbledhje:

Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore nevoje absolute për ne. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ul me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin.

Kreshnik Çollaku:Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet.

Saimir Korreshi: Duhet të pyesim dhe të vendosim bashkë me ata që nuk janë prezent nëse do marrim pjesë apo jo. E para kjo.  Në bojkotet koha ka treguar që kanë qenë të gabuara dhe s’na ka dhënë të drejtë.  Duhet të kemi të qartë që Rama e vendos vetë presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar më herët kushtetutën.  Procesi mos të kushtëzohet vetëm te emri por një proces që të ketë procedura dhe kritere nëse nga pala tjetër nuk pranohen s’kemi pse bëhemi fars.  Ne duhet të propozojmë një figurë e cila të jetë e pranueshme për shqiptarët që i përfaqëson të gjithë ata.

Xhaferraj: Të marrim pjesë por mos të përdoremi nga procesi. Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.

Gështenja: Ne duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendosur kritere të sakta se kush duhet të jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet.

Gazment Bardhi: Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD.

Bardhi: PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me një qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, shtoi Bardhi.

Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetësh. Mbledhjen ta caktojmë me kryesinë e grupit dhe ta caktojmë kur të jenë të gjithë.

Para nisjes së mbledhjes, deputeti Ervin Saljani tha se fillimisht deputetët duhet të ulen dhe të bien dakord me njëri-tjetrin, para se të bisedojnë me palën tjetër në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Nga ana tjetër, Alibeaj i shkarkuar nga “Rithemelimi”, tha se nuk i interesonte qëndrimi i tyre, ndërsa detyrimi i tij është të thërrasë e të dëgjojë të gjithë deputetët.

“Rithemelimi” me në krye Sali Berishën nuk e ndaloi mbledhjen e Grupit Parlamentar që nisi në orën 17:00 të kësaj të enjteje. Mbledhja e thirrur nga Alibeaj u kundërshtua nga Komisioni i Rithemelimit, i cili pas Kuvendit të së shtunës nuk e njeh më atë si drejtues grupi.

Por, Kuvendi që shkarkoi Alibeajn, nuk mundi të bashkojë rreth vetes shumicën e grupit kuvendor. 35 deputetë të cilët braktisën publikisht linjën e Berishës janë ftuar që t’i bashkohen deputetëve që mbështesin linjën e Bashës në PD.

Nuk do blindojnë dyert, por nuk thonë se si do i ndalojnë të tjerët të mblidhen për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Për deputetët që mbështesin Berishën qëndrimi politik për këtë çështje do vendoset nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Kombëtar, ku marrin pjesë të gjithë deputetët përfshi Alibeajn dhe Bashën.

Partia Demokratike ndodhet prej muajsh në një krizë identiteti, e ndarë në dy grupe edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, momenti i cili pritej të shuante tensionin.

Edhe pse të përçarë nga brenda, opozita dhe maxhoranca po përpiqen që të bien në një konsensus për emrat që do të garojnë për postin e kreun e shtetit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taula Balla pranoi në konferencën e kryetarëve pjesën e parë të propozimit të kreut të grupit parlamentar të PD, Alibeaj që ka të bëjë me ditën kur nis procesi, por jo me afatin shtatë ditor për zhvillimin e raundeve. Ata dakord që më 10 maj të nisë procedura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA