Fondi i përkthimit i hapur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është tashmë në vitin e katërt.

Përvecse  të mbështesë autorët shqiptare, ai është edhe një ftesë për të gjithë botuesit e huaj  që duan të botojnë letërsi shqipe. Nga aplikimet e shtëpive botuëse të huaja që janë të interesuara për të përkthyer librin shqip, mungojnë gjuhët e mëdha.

“Këtë vit ka pasur rreth 14 aplikime, por më vjen keq të them që harta e shtëpive botuese të huaja që kanë një interes për librin shqip, vijon të jetë ende në rajon. Mungojnë kërkesaqt për gjuhë të mëdhaja. Anglishtja psh, duke pasur parasysh aksesin që ajo ka në tregun ndërkombëtar të librit. Asnjë aplikim nuk kemi këtë vit nga gjuha angleze, por ka një interes të shtuar nga greqishtja, italishtja, turqishtja, të cilët kërkojnë të botojnë autorë të rinj të letërsisë shqipe.”

Vijon ende të mbetet interesi te gjuhët si italishtja, frëngjishtja apo greqishtja. Por listën e kryeson serbishtja.

“Në kuadër të marrëveshjes me ministrinë e kulturës së serbisë dhe në kuadër të Open Balkan, ka pasur një zgjim të interesit të shtëpive botuese të vendit fqinj për të botuar autorë shqiptarë, kjo shihet dhe reflektohet dhe në numrin e aplikimeve që kanë ardhur në këtë fond, ku kërkesat  për tu përkthyer në gjuhën serbe janë më të mëdhaja.”

Fituesit do të shpallen më 20 maj. Fondi ka vlerën 10 mijë euro, njëlloj sa vitet e shkuara për pesë deri në gjashtë vepra. Ndërkohë që problem vazhdon të mbetet numri i kkufizuar i përkthyesve.

“Kemi një mungesë të përkthyesve nga gjuha gjermane, angleze, frengjishtja. Jemi duke punuar për këtë përmes një sërë kooperimesh ndërkombëtare.”

Top Channel