Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës Dy të mitur në Elbasan rezultojnë të zhdukur që prej datës 30 prill. Djali 14 vjeç nxënës i klasë së 8 të shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza 13 vjeçe nxënëse e klasës së 7 të shkollës “Qemal Haxhihasani” dyshohet se kishin një lidhje sentimentale me njëri tjetrin për të cilin familja e djalit nuk ishte në dijeni ndërsa familja e vajzës e kundërshtonte. Ky dyshohet të jetë shkaku që të miturit janë larguar pa adresë.
E pabesueshme duket ngjarja për nxënës e mësues të shkollës “Qemal Haxhihasani”, pasi vajza ishte një nxënëse e mirë dhe nuk kishte shfaqur problem në sjellje.
Fëmijët janë parë të shesin telefonat dhe biçikletën dhe shkuan në fshatin Korr ku u prezantuan si turistë. Kaluan natën në një shtëpi dhe të nesërmen erdhën në Tiranë në shkollën e baletit. Taksisti tregoi se thanë do të shkojmë në qytet student për të gjetur punë.
Prej të hënës fëmijët dyshohet se janë në Tiranë pa kujdesin e askujt. Komisariati nr 1 në Tiranë dhe policia e Elbasanit po punojnë për gjetjen e të miturve dhe apelojnë se kushdo që i sheh të telefonojë numrin 112.
Top Channel