Kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të Republikës, ku në nisje të mbledhjes ka kërkuar që debati të mos jetë privat por në prani të kamerave i hapur për ta parë edhe publiku.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj u shpreh se nuk është plotësisht dakord me propozimet e qeverisë dhe se ka dy kërkesa. E para ka të bëje me datën e nisjes së raundeve të cilën Alibeaj propozon datën 10 ndërsa e dyta ka të bëje me afatin ndërmjet raundeve që duhet të jetë 7 ditë.

Mund kemi këndvështrime të ndryshme por zgjedhja e presidentit si proces është i tillë ku duhet të përballemi me të gjitha divergjencat tona.

Sipas propozimeve tuaja, nuk jam dakord dhe do doja t’ju vija në dijeni se përse.

Së pari procesi duhet të jetë në shërbim të publikut, zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtetuese brenda Kuvendit por duhet ti shërbejë publikut. Për këtë arsye sugjeroj që si datë të startimit të procesit datën 10 maj. Për dijeninë tuaj kushtetuta thotë se procesi duhet të fillojë së paku me 24 maj.

Nuk do doja të bëja debat por kjo është një arsye e qënësishme, propozimi që data e startimit të procesit të jetë sot, do të ishte ky test ii parë i sinqeritetit për të kuptuar nëse zgjedhja do të jetë e njëanshme apo gjithëpërfshirëse.

Kërkesa e dytë:

Në kushtetutë parashikohet se distance nga raundi në raund mund të jetë 7 ditë. Për të gjitha raundet të ketë distancë maksimale kohore prej shtatë ditësh. Procesi duke qenë se është një herë në  pesë vite, të ketë kohën maksimale për të paraqitur çdo llojë komunikimi në lidhje me procesin. Të pasktën midis nesh të vendosim që të gjitha raundet të ketë këtë distancë kohore. Pas çdo raundi që mbyllet në mënyrë të pasuksesshme duhet të ketë një raund tjetër.

Top Channel