Mediat në Itali raportuan mëngjesin e sotëm se Interi ka arritur akordin me Paulo Dybalën dhe zyrtarizimi do të vijë vetëm pas finales së Kupës së Italisë, megjithatë menaxheri i numrit 10 argjentinas ka frenuar entuziazmin.
Josge Antun deklaroi se “La Joya” është totalisht i përqendruar te finalja e sezonit me Juventusin dhe nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub tjetër, ndonëse pranoi se ofertat për të kanë qenë të shumta.
“Paulo është i përqendruar te Juventusi, pasi kanë Kupë Italie përpara dhe tre ndeshje të mbetura në kampionat. Nuk ka marrëveshje me asnjë klub, por mund të konfirmoj se ka pasur interes nga shumë skuadra. Pas përfundimit të sezonit do të vendosim me qetësi”, tha Antun.
Por pavarësisht deklaratës së agjentit të Dybalës, në Itali më shumë e interpretojnë si një strategji të tij për të shmangur presionin mbi sulmuesin argjentinas, aq më tepër që në finalen e Kupës Juventusi do të përballet pikërisht me Interin.
Top Channel