I riu gjendet i varur në komisariatin e Kavajës, Policia e Shtetit: Hetimi po kryhet nga një grup i posaçëm

04/05/2022 21:25

Policia e Shtetit ka reaguar këtë mbrëmje në lidhje me gjetjen e 31-vjeëarit Ilvi Meta të vetëvarur në qelinë e komisariatit të Kavajës.

Sipas informacioneve është ngritur një ekip i posaçëm për të hetuar rastin në komisariatin e Kavajës.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme, informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë. Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e interesuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i varur këtë të mërkurë në komisariatin e Kavajës, pasi ishte arrestuar për vjedhje. Ai ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes.  Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA