“Ina Rama ishte propozimi im”, Bamir Topi: Si ish-president ruaj konsiderata të larta për profesionalizmin

03/05/2022 21:36

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel foli edhe për ish-kryeprokuroren Ina Rama.

“Ishte propozim i imi ka qenë një proces konsultimi, ka ardhur propozimi nga më shumë se dy deputetë të qarkut të Durrësit, nga njerëz të vlefshëm, fjala e të cilëve respektohej, u bë pjesë e një konsultimi edhe me kryeministrin. Për hir të së vërtetës është një nga njerëzit që nuk më zhgënjeu asnjëherë në pritshmëritë, me integritet të lartë moral dhe profesional dhe me cilësi që ajo më shumë se konsiderata ime i ka demostuar vetë, një përzgjedhje mbi bazën e parametrave bazal të nevojshëm për të zgjedhur një individ nga shumë të tjerë, kjo ishte arsyeja që ajo u votua në parlament, pavarësisht ngjarjeve. Unë si ish-president ruaj konsiderata më të larta për veprimtarinë dhe profesionalizmin”, u shpreh Topi.

Kujtojmë se Ina Rama ishte në krye të Prokurorisë së Përgjithshme nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA