Vladimir Putin ka dy djem me të dashurën e tij të fshehtë gjimnaste, besohet se ka konfirmuar doktoresha që ndihmoi në lindjen e tyre.
Presidenti 69 vjeçar luftë-nxitës përflitej prej kohësh se ka një lidhje të fshehtë me ish-gjimnasten ruse Alina Kabaeva, tashmë 38 vjeçe, por detaje të reja kanë dalë së fundmi për dy djemtë që ka me të.
Alina besohet se jeton një jetë prej “zonje të parë të Rusisë”, shkruan britanikja The Sun, me një flotë limuzinash e dhjetra bodyguard-ë të armatosur për mbrojtje.
Putin ka dy vajza nga martesa me gruan e tij Lyudmila Ocheretnaya, që mori fund në 2013, por ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tij me Kabaeva, si dhe fëmijët që ka me të.
E përditshmja zvicerjane ‘Sonntagszeitung’ tha sot se ai ka dy djem me të, të lindur njëri në Zvicër në 2015 dhe tjetri në 2019 në Rusi.
Detajet e reja janë në fakt në kundërshtim me raportimet se Putin dhe ish-gjimnastja kampione olimpike kanë lindur binjakë në 2018.
E përditshmja zvicerjane thotë se burimi i lajmit është një mikeshë personale e Kabaeva që gjithashtu njeh doktoreshën me origjinë ruse që solli në jetë djemtë e tyre.
Kjo e fundit punon në klinikën Sant’Anna në rajonin italisht-folës zvicerjan të Ticino.
E njëjta doktoreshë erdhi në Moskë në 2019 për të ndihmuar lindjen e djalit tjetër thotë e përditshmja, duke shtuar se më pas Kabaeva ka udhëtuar disa herë drejt Lugano.
Burimi përshkruante Kabaeva si “grua shumë e këndshme, sportiste e vërtetë, pa komplekse pozitash”.
Vetëm kohët e fundit ajo u rishfaq në publik në një ceremoni të mbushur me simbole “Z”në nder të ushtrisë ruse dhe sulmit ndaj Ukrainës.
Kabaeva ka qenë gjimnaste e njohur që njihej si “Gruaja më elastike në Rusi”.
Putin i ka dhënë asaj personalisht medaljen në vitin 2001 para se të përfshihej në një çështje doping-u.
Pasi hoqi dorë nga sporti, Kabaeva nisi një karrierë në politikë me partinë e Putin Rusia e Bashkuar, dhe ishte deputete në parlament nga 2007 deri në 2014.
Ajo ka postuar thuajse e zhveshur në një revistë meshkujsh në 2004.
Putin njoftoi divorcin nga Ocheretnaya në 2013, por zëdhënësit e tij mohonin se kishte një lidhje tjetër, duke thënë se ishte “tepër i zënë”.
Top Channel