UEFA ka marrë vendimin të përjashtojë Rusinë edhe nga liga e kombeve, shkak është bërë agresioni rus në Ukrainë që vijon prej më shumë se dy muajsh.
Por ky zhvillim mund të ketë një ndikim pozitiv te kombëtarja e futbollit të Shqipërisë, që është në të njëjtin grup me Rusinë, Izraelin dhe Islandën në ligën e kombeve.
Rusia do të renditet automatikisht në vend të fundit të grupit të dytë të ligës B. Liga e kombeve është një mundësi më shumë për skuadrat kombëtare për tu kualifikuar në kampionatin botëror ose në atë Europian, përveç ndeshjeve kualifikuese.
Në 2024 Kampionati Europian do të zhvillohet në gjermani dhe Shqipëria do të provojë të jetë atje edhe përmes ligës së kombeve. Ky vendim vjen pas atij të marrë në 28 shkurt për pezullimin nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s, të të gjitha klubet dhe skuadrave kombëtare ruse.
Gjithashtu vendimi i datës 2 maj përjashton dhe kombëtaren e femrave ruse nga finalet e euro 2022, dhe nga kualifikueset e kampionatit botëror 2023.
Top Channel