Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë u dhanë mesazhe për paqe, dashuri, unitet dhe solidaritet gjatë faljes së namazit të bajramit

“E kultivon dashurinë respektin e nipërve e mbesave për gjyshërit dhe anasjelltas, e kultivon respektin dhe kujdesin e prindërve për fëmijët, kultivon mbështetjen e solidaritetin për ata që kanë nevojë. Po ashtu, Festa e Fitër Bajramit e bashkon komunitetin e duke nxitur e kultivuar ndjesinë e mirëkuptimit, tolerancën, harmonisë, respektin e bujarinë, vlera këto që e fisnikërojnë individin e shoqërinë mbarë“, ka thënë Ternava.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se besimtarët e kanë detyrim ta ruajnë me kujdes ekuilibrin mes materiales e shpirtërores, humanes dhe egoizmit.

“Kur ne sot po festojmë të lirë Fiter Bajramin, kur ne po shijojmë mirësitë e kësaj feste, në shumë vende të botës, kemi konflikte, luftëra e gjakderdhje, ku popullata e pafajshme po përballet me padrejtësi, dëbime e vrasje e shkatërrime. Nuk është ky misioni i njeriut në këtë botë, nuk është ky misioni ynë në këtë jetë. Kështu nuk na mësojnë librat e Zotit, e nuk na kanë ligjëruar kështu as pejgamerët e tij. 

Në këtë ditë të madhe nga ky vend, lutemi që në vatrat e krizës të ndalen luftërat e konfliktet, lutemi që në ato vende të vendoset paqja e qetësia, lutemi që të mos preken pleqtë, fëmijët të pafajshëm. Paqe e dashuri për të gjithë, e jo konflikte, urrejtje e mosdurim.

 Për t’i arritur këto vlera njerëzimi ka nevojë më shumë se kurrë t’i njoh e t’i përvetësoj drejt mësimet hyjnore, porosit e pejgamerëve dhe traditat tona pozitive që nuk janë të pakta. Më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet. Tani së fundmi përveç konflikteve dhe luftërave, bota po përballet edhe me rritjen sociale që rrezikon shtresën e mesme ekonomike të popullatës”, ka thënë Ternava.

Me rastin e Fitër-Bajramit, kryesia e BIK-ut organizoi pritje ku i pari që e vizitoi ishte ishte një katolik. ipeshkvi Dodë Gjergji, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

“Duke ju uruar gjithë popullit tonë, njerëzve që festojnë begati, paqe, rehati, mirëkuptim. Është ditë feste ku ne sipas Fishtes, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe vazhdojmë të lutemi për njëri-tjetrin, duke iu uruar gjithë popullit tonë, njerëzve që festojnë begati, paqe, rehati, mirëkuptim, pajtim, falje dhe gëzim për secilin”, tha Gjergji.

Urime erdhën për besimtarët edhe nga krerët e shtetit dhe politikanë në Kosovë.

Top Channel