24/05 15:52
Matthias Ginter vendosi të mos rinovojë me M’Gladbach dhe në fund të sezonit do të largohet me parametra zero.
Mbrojtësi i kombëtares gjermane (46 ndeshje dhe 2 gola me Pancerat) i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij.
Edhe pse për shërbimet e lojtari defensiv interesoheshin klube si Bayern Munchen dhe Inter, 28-vjeçari ka zgjedhur Freiburgun.
Sport Bild raporton se klubi i Bundesligës, që po garon për një biletë në Champions League, ka arritur akordin me Ginter.
Një përforcim me vlera për skuadrën e Freiburgut, që ka zhvilluar një sezon fantastik në kampionatin gjerman deri tani.
Top Channel