Në Kosovë këtë 1 maj u protestua kundër diskriminimit të grave dhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në punë. Organizatorët ishin të ashtuquajturit blloku anti-kapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Të jesh grua, person LGBTI+, i ndonjë race tjetër, me nevoja të veçanta, je i papërshtatshëm edhe për t’u konsideruar si punëtore, kjo pasi ky sistem në të cilin ne gjendemi e që është sistemi patriarkale-kapitalist, është sistem i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës”.

Turqi

Protesta u zhvilluan edhe në shumë vende të botës. Në Turqi policia arrestoi dhjetëra protetues në përpjekje për të ndaluar tubimet e mëdha në një ditë që kujtohet vdekja e 34 protestuese  në vitin 1977 dhe 2013.

Itali dhe Francë

Në Itali dhe Francë  tubimet u organizuan nga sindikatat të cilat u  mblodhën në asisi duke kërkuar paga më të mira, dhe më shumë siguri në vendin e punës.

1 maji e ka origjinën në SHBA në vitin 1886 kur mijëra punëtorë u ngritën për të kërkuar ditën e punës 8 orësh që kemi sot. Kjo ditë nuk shënohet në fakt në SHBA ku shihet si një festë e vendeve komuniste, ku shënohej me parada ndërsa edhe sot festohet, protestohet dhe vazhdon të marrë forma të ndryshme nga kërkesat e punëtorëve deri te tubimet marksiste.

 

 

Top Channel