Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas burimeve të Top Channel, dyshohet se me armë është qëlluar djali i xhaxhait të ish-biznesmenit Bardhok Pllana, që u ekzekutua në Shkodër në Prill të një viti më parë.

I plagosuri është 60 vjeç dhe raportohet të ketë marrë dy plumba në këmbë dhe një në krah. Aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel