Bija e ish-kampionit gjerman të tenisit Boris Becker ka falenderuar sot fansat për mesazhet e mbështetjes pas dënimit të të atit nga nje gjykate në Londër për mospagim borxhi dhe fshehje asetesh .
Bija 22 vjeçare e Becker, Anna Ermakova, postonte mesazhet e falenderimit në llogarinë e saj në Instagram.
Becker pritet të nisë së shpejti dënimin e tij prej dy vjet e gjysmë burg në Britani për evazion fiskal dhe fshehje borxhi e asetesh, vetëm disa kilometra larg fushave të tenisit në Wimbledon ku ka fituar më parë tre kampionate botërore.
Ish-sportisti u zbulua se ka fshehur asete në vlerë 2.5 milionë paundë për të shmangur pagimin e borxheve dhe të premten duhet të niste dënimin e tij sipas të cilit duhet të kryejë të paktën 1 vit prapa hekurave.
Becker nuk kishte deklaruar pjesën e tij në pronën 1 milionë paundë në qytetin e lindjes Leimen, Gjermani, kishte fshehur një hua bankare në vlerë £700,000 – si dhe 75,000 aksione në një kompani teknologjikë me vlerë 86,000 dollarë.
Top Channel