Tirana është shumë pranë kurorëzimit si 26-të herë kampionia e Shqipërisë pasditen e sotme.
Në ndeshjen që do të luaj në Lac përball vendasve dio t’i mjaftojë edhe barazimi që të mbyllin zyrtarisht llogaritë e titullit në këtë kampionat edhe pse është çështje kohe pasi nuk ja rrezikon më askush 15 pikë përpara vendit të dytë dhe 6 ndeshje për t’u luajtur.
Gjithsesi në konferencë për shtyp përpara ndeshjes trajneri Orges Shehi vazhdon të mbajë të një profil të ulët larg entuziazmit.
Ndërkohë në të njëjtën orë me Laçi-Tirana, luhet Derbi i vogël i kryeqytetit ai mes Dinamos dhe Partizanit, pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”, të ashtuquajtur si shtëpia e Tiranës.
Në kampin e kuq, ai eliminim nga Kupa e Shqipërisë ka lënë shenjë. Që nga ajo sfidë skuadra e Dritan Mehmetit ka sigluar dy barazime pa gola me sulmin që është ndalur.
Por sic thotë shprehja e keqja nuk ka fund. Nëse Partizani synon Europën, Dinamo po del sërish nga kategoria superiore pas një viti eksperience në elitën e futbollit shqiptar.
Rodolfio Vanoli: Për çdo gabim, qoftë edhe minimal, jemi penalizuar shumë. Uroj që duke nisur nga kjo ndeshje, gjërat të ndryshojnë për mirë. Mendoj që kjo skuadër meriton diçka më shumë për lojën që ka prodhuar. Uroj të fitojmë edhe për presidentin, dua t’ia dhurojmë atij suksesin, sepse e di sa e vuan situatën e momentit.”
Ndeshja e tretë e mbrëmjes të së premtes është ajo mes Teutës dhe Kukësit që luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 19:45. Ndërkohë që nëpërmejt Digitalb do të keni mundësinë të ndiqni të treja këto takime ekskluzivisht.
Top Channel