Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Fier.

Mjeti tip “Peugeot” me targa AA734NG, me drejtues një 35-vjeçar, ka përfunduar në kanal dhe si pasojë shoferi është lënduar.

Ai është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Banorët e zonës kanë treguar se mjeti po ecte me shpejtësi.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel