Ndreca në “Top Story”: Peticioni është në një moment delikat për vendin, vetëm shqiptarëve nuk i shërben

28/04/2022 23:04

Avokati Plarent Ndreca është shprehur kundër peticionit antiamerikan mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, për të cilin tha se në këtë moment kritik kur luftën e kemi pranë, nuk i shërben askujt.

Ai e konsideroi si hileqare këtë lëvizje dhe se po goditet ambasadorja pasi nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë kundër Amerikës.

Hoxha: Ne jemi vend i varfër kemi nevojë për suport, por duhet të ketë një kod etik për të mos lënë vend për nënkuptime, Nuk e besoj kurrë që SHBA-ja të jetë në Shqipëri për një qeveri apo një tjetër.

Ndreca: Nuk është në linjë me kryetarin e tij dhe prapë harroi një gjë që kryetarin e ka non grata. Ky vendim nuk është marrë nga Yuri Kim por nga DASH. Kjo është një lëvizje hileqare, të godasim ambasadoren. Ka një qëndrim të qartë mbi disa individ. E gjithë foltorja ka në thelb veprimtarinë e ambasadores amerikane. Kur Ukraina është në luftë me Rusinë, ne shih ç’bëjmë këtu. Kjo nuk bëhet pa qëllim. Ne kemi aftësinë për të prishur shumëçka, jemi delja e zezë dhe ju do uleni me ne në tavolinë se jeni të detyruar. Lufta nuk është larg. Se kujt i shërben kjo gjëja që po bëjnë këta nuk e kuptoj.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA