Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një mjet tip Audi ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni i Trenit, ndërsa autori nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA