Greqia notë proteste ambasadës turke për fluturimet: Janë në kundërshtim me parimet të së drejtës ndërkombëtare

27/04/2022 17:57

Ministria e Jashtme greke ka dërguar një notë të ashpër proteste ndaj ambasadës turke në Athinë sa u përket dhjetëra fluturimeve të avionëve turq mbi territorin grek.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, “këto veprime janë shkelje e sovranitetit grek, përbëjnë një sfidë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”.

Në notën e protestës thuhet gjithashtu se “këto akte, përveçse janë të paligjshme dhe provokuese, rrezikojnë trafikun ajror ndërkombëtar, janë plotësisht në kundërshtim me parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe minojnë përpjekjet për konsolidimin e një klime besimi”.

Sipas Athinës zyrtare paraditen e së mërkurës u regjistruan një mori fluturimesh nga avionët turq mbi ishujt grekë në Arkious, Lipsous,Agathonisi,Farmakonisi , Samos, Foyrnoys dhe Oinouses.

Burime të Ministrisë së Mbrojtjes deklaruan se avionët luftarakë turq F-16 janë identifikuar dhe janë interceptuar nga ata grekë, në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA