Janë zbuluar emrat e tre moderatorëve që do të prezantojnë Eurovision 2022 që do të mbahet në qytetin e Torinos në datat 10, 12 dhe 14 maj në Palaolimpico.
Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan do të jenë prezantuesit të cilët u zyrtarizuan në skenën e Teatrit Ariston gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremo 2022. Kjo finale do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila filloi një rrugë të pandalshme drejt majave të skenave botërore, fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars.
Shumë të dashur për publikun, secili me një karrierë mbi dhjetë vjeçare pas vetes, ata tashmë kanë përvojë në menaxhimin e televizionit falë pjesëmarrjes së tyre në emisionet prime-time në TV italian.
Top Channel