Militantja kamikaze lë katër të vrarë me bombën ndaj institutit kinez të investimeve në Pakistan (video-foto)

26/04/2022 17:48

Një sulmuese vetëvrasëse ka lënë sot katër njerëz të vrarë në Pakistan, duke përfshirë tre shtetas kinezë në një minibus të stafit të institutit Confucius në Universitetin e kryeqytetit Karachi.

Përgjegjësia për sulmin u mor nga grupi militant separatist Ushtria Çlirimtare Baloch, e cila kërkon pavarësinë e rajonit më të madh të Pakistanit. Ata thanë se ky ishte sulmi i parë vetëvrasës nga një militante femër.

Kjo nuk është hera e parë që goditen objektiva kineze nga separatistët e rajonit Balochistan, ku Pekini po përfshihet në projekte të gjera infrastrukture si pjesë e iniciativës së tij ndërkombëtare aziatiko-evropiane “Brez e Rrugë”.

Separatistët kanë kundërshtuar prej kohësh projektet madhore të energjisë e minierave në rajon, duke thënë se avantazhet e tyre po dalin jashtë vendit.

“Ushtria Çlirimtare e Baloch pranon përgjegjësinë e sulmit të sotëm vetë-sakrifikues”, tha zëdhënësi i grupit Jeeyand Baloch, në një deklaratë në anglisht në rrjetet sociale.

Policia e Karachi konfirmoi se katër njerëz kishin vdekur në sulm, mes të cilëve shoferi vendas i automjetit dhe tre anëtarë kinezë të stafit të Institutit Confucius, programi kulturor e arsimor që Kina operon në universitete të ndryshme per te perhapur kulturen e saj nëpër botë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga mediat shihet një grua që qëndron pranë portës së institutit brenda universitetit të Karachi, kur minibuzi afrohet aty. Kur është pranë ajo kthehet me kurriz nga mjeti dhe shpërthen bombën që ka në trup.

Kryeministri i i ri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dënoi menjëherë sulmin. “Jam i trishtuar të mësoj për humbjet e jetëve, duke përfshirë dhe miqtë tanë kinezë në sulmin djallëzor sot në Karachi,” shkroi ai.

Në shkurt, separatistët e Baloch organizuan dy ditë sulme në krahinën e tyre ku u vranë nëntë ushtarë të Pakistanit.

Tensionët janë shtuar vitet e fundit në rajonin e Balochistan prej fluksit të investimeve të mëdha kineze.

Kina është duke përmirësuar sistemet e energjisë dhe infrastrukturës së vendit në një projekt prej rreth $54 miliardë i njohu si Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan, por të dyja vendet janë të ndërgjegjshëm për rreziqet e sigurisë.

FOTO GALERI
1/6
Një sulmuese vetëvrasëse ka lënë sot katër njerëz të vrarë në një minibus të stafit të institutit Confucius në Universitetin e kryeqytetit Karachi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA