Ilustruese

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas.

Mësohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Pak më parë, një tjetër aksident ndodhi në Fushë-Krujë, ku dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë u plagosën 4 persona të cilët ndodhen në spital.

Top Channel