Kryeministri Edi Rama ka “fajësuar” rritjen e kostove për pezullimin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Në konferencën për fillimin e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, Rama theksoi se tërmeti, pandemia dhe lufta ndikuan në këtë rritje të çmimeve.
Ai shtoi se projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk ka ndryshuar
Edi Rama: Prej tre vitesh bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar e ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht pasi tërmeti, pandemia e lufta në Ukrainë, kanë goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe të rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Jemi duke diskutuar që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit. Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket projektit për Teatrin, por e gjitha lidhet me këtë moment të vështirë për kalimin e projektit nga letra, por gjithçka lidhet me kostot. Është e kotë që me këto çmime t’i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara të tilla. Po merremi me këtë çështje dhe do e gjejmë një zgjidhe, teatri do ndërtohet siç është projektuar. Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e caktuar kur në mes futen ngjarje që nuk mund të evitohen.
Top Channel