Ruajtja e kultivimi i artizanatit, kryesisht të sixhades, është një traditë e vjetër kuksiane, të cilën me shumë mund gratë e vajzat po e trashëgojnë brez pas brezi.

Hate Ora, artizania 68 vjeçare është një nga ato të pakta gra kuksiane që ka arritur ta mbajë gjallë këtë traditë.

Hate tregon se profesionin e artizanes e përqafoi që në vogëli, zanat i trashëguar brez pas brezi, edhe pse ëndërr kishte të bëhej arkitekte. Pavarësisht vështirësive të kohës, ajo bashkë me gra të tjera arritën të ruanin traditën dhe emrin e artizaneve. Porositë që pret Hate në punishten e saj më së shumti janë sixhade apo qilima, për të cilat duhen rreth 6 muaj punë, ose dhe më tepër, në varësi të modelit, punimit e dimensoinit.

Artizanja thotë se sixhaden kuksiane e ka dërguar në shumë vende të botës si Amerikë apo Itali.

Me shumë mund këtë zanat ajo e ka trashëguar tek vajza, mbesat dhe nuset, me të cilat mbanë gjallë traditën e gruas artizane. E bija Mikaela, thotë se tarshëgimin e këtij zanati do e vijojë edhe ajo tek brezat e tjerë të familjes së saj.

Ndërkohë rritjes së çmimeve duket se nuk do i shpëtonte pa u prekur edhe sektorit të artizanatit, pasi kanë pësuar rritje materialet që duhen për të punuar sixhade e qilima, bënë me dije artizanja Hate Ora.

Sixhadet janë kthyer në një markë të pazëvendësueshme, që mban emrin dhe pasionin e grave kuksiane.

Me mbylljen e ndërmarrjes së artizanatit, ku mbi 1000 vajza dhe gra në veg punon sixhaden dhe qilimin, shumë prej tyre këtë traditë po e kultivojnë nëpër ambiente familjare, duke ofruar edhe kurse për ato të cilat duan ta mbajnë gjallë traditën kuksiane.

Top Channel