Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar ditën e sotme një shitje municionesh ushtarake nga shtete të ndryshme në Ukrainë me një vlerë prej 165 milionë dollarëve, të cilat do ti ‘mbulojë’ SHBA-ja.

Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes ndërsa kjo gjë iu përcoll ukrainasve gjatë udhëtimit të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin gjatë fundjavës.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Ukrainës për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ruajtur gatishmërinë operacionale të forcave të saj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit.

Shitja e shpallur është vetëm një nga disa mënyra se si SHBA po i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake. Të enjten, presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi një tjetër ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për të mbështetur Ukrainën duke përdorur fondet e tërheqjes presidenciale.

Top Channel