Atenati i sotem në Pogradec duket të jetë kronikë e nje ngjarje te paralajmëruar.
Familja Mucllari ka qenë edhe më parë objektiv i sulmit me armë.
Më konkretisht më 8 gusht të 2020, ndaj hotel ‘Voloreka’, në pronësi të Jetmir Mucllari, babai i të riut që mbeti sot i plagosur, u qëllua me armë zjarri.
Ndërsa kërkonte mbrojtje nga shteti, asokohe ai u shpreh se objektiv i sulmit ishte pikërisht djali i tij, Joan Mucllari, i mbetur sot i plagosur.
“Dy persona që i kemi parë ne me anë të kamerave kanë ardhur drejt hotelit.Njëri I qëlloi 6 makinave, tjetri gjuante në drejtim të dritares së djalit. Nuk dimë nga të ruhemi. Cfarë po na ndodh.
Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”- apeloi ai asokohe për mediat.
Top Channel