Këtë të diel vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C. Sipas MeteoAlb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24-orëshit në vend. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshat vranësirash. Gjatë mesditës dhe në vijim kthjellimet do të bëhen më të dukshme në territor.
Top Channel