Ekspozitë e Qazim Kërtushës/ Skulptura në bronz, mermer, dru e qeramikë

24/04/2022 12:39

Qazim Kërtusha kthehet në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura pas një kohe shumë të gjatë.

Në një ekspozitë personale, të kuruar nga miku I tij prof Sadik Spahia.

Skulpturat e tij, në bronz, mermer, dru dhe qeramikë, zënë vend në këtë galeri, megjithëse ne shpesh jemi mësuar ti shohim ato nëpër parqet, kryesisht të Durrësit.

Skulptori Qazim Kërtusha, autor i nëntë veprave të instaluara  në parqet e qytetit të Durrësit, si dhe i monumenteve për Aleksandër Moisiun dhe Haxhi Zekën, vendosur në Vjene dhe në Pejë.

Përveç anës monumentale sipas kuratorit Spahia veprat e tij janë edhe shumë humane. Rezultat I shijes së tij të hollë që vjen sigurisht prej formimit.

“Përjetësi”, “Violonçelistja”, “Pasioni”, “Tango”, etj.janë disa nga veprat e tij. Gjithmonë artisti nuk harron të shprehë lidhjen e ngushtë me artin dhe kulturën shekullore të Durrësit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill në Galerinë Fab

Top Channel