Qazim Kërtusha kthehet në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura pas një kohe shumë të gjatë.
Në një ekspozitë personale, të kuruar nga miku I tij prof Sadik Spahia.
Skulpturat e tij, në bronz, mermer, dru dhe qeramikë, zënë vend në këtë galeri, megjithëse ne shpesh jemi mësuar ti shohim ato nëpër parqet, kryesisht të Durrësit.
Skulptori Qazim Kërtusha, autor i nëntë veprave të instaluara në parqet e qytetit të Durrësit, si dhe i monumenteve për Aleksandër Moisiun dhe Haxhi Zekën, vendosur në Vjene dhe në Pejë.
Përveç anës monumentale sipas kuratorit Spahia veprat e tij janë edhe shumë humane. Rezultat I shijes së tij të hollë që vjen sigurisht prej formimit.
“Përjetësi”, “Violonçelistja”, “Pasioni”, “Tango”, etj.janë disa nga veprat e tij. Gjithmonë artisti nuk harron të shprehë lidhjen e ngushtë me artin dhe kulturën shekullore të Durrësit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill në Galerinë Fab
Top Channel