Ushtria ruse në Ukrainë është parë së fundmi të krijojë automjete të super-blinduara në stilin e filmit legjendar apokaliptik ‘Mad Max; Fury Road’ teksa përballen me mjetet portative anti-tank të ushtrisë së Ukrainës.
Pamje nga zona të ndryshme të vendit të shkatërruar nga lufta duket se tregojnë ushtarët e Putin që përshtasin mjetet e tyre me shtresa mbrojtjeje shtesë teksa avancojnë në pushtimin e tyre.
Dhe në fakt observuesit tregojnë se modifikimet janë shumë të ngjashme me ato në makinat e filmit legjendar post-apokaliptik Mad Max.
Një foto tregon kamionin ushtarak që është veshur me një mburojë të blinduar në xhamin parësor.
Por modifikimi duket se nuk lë asgjë për të parë për shoferin.
Një tjetër foto tregon kamionë të ndryshkur që kanë dalë jashtë përdorimi.
Automjetet ngjajnë me modifikimet e kryera edhe nga grupet militante të Lindjes së Mesme, me pllaka metalike të instaluara si mbrojtje anti-plumb.
Analistët thonë se kjo është një tentativë e dobët për të mbrojtur ushtarët nga zjarri i snajperëve ukrainas, ose njëfarë mbrojtjeje nga raketat anti-tank që po përdoren gjerësisht nga ukrainasit.
Në disa video është parë që ushtarët ukrainasit kanë rrëzuar helikopterë me raketat portative anti-tank që janë sjellë gjerësisht në vend nga perëndimi.
Top Channel