Tashmë ka vetëm rrënoja, pamje nga zonat e bombarduara në Ukrainë

23/04/2022 14:11

Lufta në Ukrainë vijon prej 59 ditësh, ndërsa pasojat janë të konsiderueshme.

Rusia është tërhequr nga disa zona ukrainase, duke u përqëndruar në rajonet lindore të cilat  po përballen me sulme intensive prej disa javësh.

Numri i viktimave po shtohet dita ditës, sidomos me zbulimin e disa varreve masive.

Deri më tani janë  mbi pesë milionë të larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Bombardimet kanë shkatërruar shkolla, spitale, pallate, qendra tregtare duke përfshirë edhe qendrat sociale.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera për furnizim me armë, për të përballuar sulmet ruse.

 

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA