Një 38-vjecar është vënë në prangat e policisë në Tropojë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Burime zyrtare thanë se gjatë kontrollin në banesën e 38-vjecarit, G.D policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat shtetasi G. D. i mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për vepr-vjeat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasi G. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bukovë, Tropojë.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel