Karnivalet e Rio de Janeiro u rikthyen me shkëlqim ngjyrash e xhevahirësh mbrëmë në paradën e parë të sambas pas pezullimit dy-vjeçar në Brazil.
Celebrimet nisën mbrëmjen e të premtes me kërcimtaret ekstravagante të shkollave më të mira të sambas në natën e hapjes të festivalit dy-ditor.
Pas dy vitesh maskash, distancimesh e vaksinash vallëzimet e orkestrat rimorën kontrollin e stadiumit të paradave ‘Sambadrome’ në Rio de Janeiro.
Disa kufizime mbeteshin ne fuqi per festat e rrugeve, por prezenca e policise ishte e ulet.
Arena është kthyer në simbolin e festimeve të karnivalit prej viteve 1980-të teksa gjatë kohës së izolimit ishte kthyer në qendër strehimi për të pastrehët.
“Jam shumë e lumtur, shumë njerëz do të qajnë …përfshi edhe unë”, tha Ana Vieira,mësuese gjeografie 48-vjeçare që merr pjesë prej 20 vjetësh në karnival, e veshur me një kostum gjigant të shkëlqyer, duke përfaqësuar shkollën e sambas Imperatriz.
Ajo tha më tej për rrjetin AFP: “Karnivalet janë jeta jonë. Mund të shikosh lumturinë në fytyrat e njerëzve pas dy vjet izolimi”.
Festa u njollos nga vdekja tragjike e një vajze 11 vjeçare që u godit nga një prej makinave të paradës në provat e të mërkurës.
Ketula Melo, 38 vjeçare, kërcimtare e shkollës Imperatriz Leopoldinense ishte veshur si shenjtorja afro-braziliane Iemanja tha se ishte e lumtur të rikthehej në Sambadrome.
Ajo tha: “Këto dy vite kanë qenë të tmerrshëm. Tani mund të gëzohemi përsëri”.
Pas tre muaj përgatitjesh për kërcimtarët dhe daullexhinjtë e orkestrave përçuan mbrëmë ritmin dhe lirikat e këngëve të tyre.
Një karrige në Sambadrome kushtonte rreth $50, ndërsa çmimet janë disi më të larta për turistët.
Top Channel