Rusia e pranon: Një marinar i vdekur dhe 27 të zhdukur nga fundosja e anijes ‘Moskva’

22/04/2022 22:37

Një marinar vdiq dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi luftanija ruse Moskva u mbyt javën e kaluar, sipas ministrinë ruse të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve RIA shkruan se 396 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan nga anija Moskva, e cila i përkiste flotës ruse të Detit të Zi.

Luftanija Moskva, pjesë e Flotës detare ruse në Detin e Zi, që kishte në bord afër 500 pjesëtarë të ekuipazhit, u përfshi nga zjarri dhe u fundos në një mot të stuhishëm që mbretëroi një ditë pas sulmit. Anija ishte nisur drejt portit, por u fundos pa mbërritur.

Rusia e mbuloi me mister fatin e një pjese të ekuipazhit të kryqëzorit të saj të fundosur Moskva. Krenaria e flotës ruse dergjet në fund të detit, e Kremlini nuk e pranon publikisht dështimin dhe goditjen e thellë që mori me shkatërrimin e saj, por pretendon se gjithçka ishte pasojë e një zjarr në bord pranë municioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA