Në vigjilje të Pashkës ortodokse emigrantët shqiptarë kanë përfituar nga ditët e pushimit për tu kthyer në atdhe e për të festuar me familjarët e tyre.

Pas 2 vitesh kufizime këtë herë në Kapshticë janë rregjistruar më shumë lëvizje dhe një numur i lartë automjetesh e qytetarësh në territorin doganor. Mbi 5800 persona hyne në Shqipëri nga ky pikëkalim ne 24 ore. Për të shmangur vonesat kufitare dhe rradhët situata është menaxhuar më së miri nga pala greke e cila nuk ka sjellë asnjë problem për emigrantët që dilnin nga shteti grek për të festuar në Shqipëri.

Por fluksi është vënë re para sporteleve të palës shqiptare ku dhjetra mjete kanë qëndruar në pritje për të përpunuar dokumentacionin. Të pyetur për situatën emigrantët kanë treguar se kanë zgjedhur që si për cdo rast edhe këtë festë ta kalojnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave pala jonë ka punuar me 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërkohë që ajo greke ka punuar me 4 të tilla.

Top Channel