Qindra besimtarë ortodoks dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur në mbrëmjen e sotme, të Premten e Madhe e të shenjtë, procesionin e epitafit.

Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme, epitafi ka dalë në qytet në orën 7. 30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit e shoqëruar nga besimtarë të shumtë.

Këtë vit kjo ceremoni shumë simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit.

Epitafi ka përshkuar qendrën e qytetit të Fierit duke përcjellë në qytet mesazhe paqeje, besimi, shpresë dhe ringjallje.

Top Channel