I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me kryenegociatorët e dy vendeve.

Lajçak nuk ka bërë të ditur nëse është arritur një marrëveshje për targat, por se shkruan se takimi ishte në rrugë të mbarë.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një agjendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, bën me dije ai.

Top Channel