Panairi i librit akademik/ Botimet e akademive të Shqipërisë dhe Kosovës

21/04/2022 20:09

Për herë të parë do të zhvillohet një panair kushtuar librit akademik, i cili do të ketë vazhdimësi. Organizatorët janë Akademia e Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Kosovë.

Sipas studiuesve libri studimor ka një jetë të vështirë sepse nuk ju drejtohet audiencave të gjëra.

Ky panair bën bashkë dy akademitë shkencore, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe zhvillohet në 50 vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Mbështetës në këtë aktivitet është Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, që do të promovojë dhe librin e plotë të poetit Ali Podrimja.

Panairi çelet të premten.

Top Channel