79 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1240 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 15 në Fier, nga 4 qytetarë në Vlorë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Patos, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Peqin, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Durrës.
Janë 370 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Prill 2022)

Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1240

Testime totale 1,797,032
Raste pozitive 274,685
Raste të shëruara 270,819
Raste Aktive 370
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 216
Fier 49
Vlorë 31
Korçë 16
Berat 14
Shkodër 13
Elbasan 11
Gjirokastër 9
Kukës 4
Durrës 4
Lezhë 3

Top Channel