Çmimet “Kadare”, e fiton Vera Bekteshi me “Pusulla të verdha”

21/04/2022 15:22

Me romanin “Pusulla të Verdha” Vera Bekteshi fiton çmimin letrar “Kadare”.

Mes 25 pjesëmarrësve, 5 finalistëve dhe tri herë renditjes së saj në top listën e këtij çmimi, Bekteshi sjell një libër të forte dhe emancipues. Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.

Fituesi i parë i Çmimit Kadare Rudolf Marku e cilësoi këtë çmim si më nderuesi dhe prestigjiozi i letërsisë shqipe.

Një aleancë grash, e cilësoi Belina Budini, dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve Liberale në UET dhe  anëtare e jurisësë.

Vera Bekteshi tha se ky është një libër i vështirë. Duke zbuluar se iu deshën katër vite ta sillte në jetë.

Me këtë libër, Bekteshi u bashkohet botimeve të autorëve të tjerë fitues të Çmimit Kadare, që sapo kurorëzoi edicionin e shtatë.

I pari fitues, me romanin “Tre divorcet e Zotit Viktor N.”, ishte shkrimtari Rudolf Marku, në vitin 2015, i pasuar një vit më vonë nga Shkëlqim Çela me novelat “Embriologji”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA