Përballja e fundit! Macron dhe Le Pen “përplasen” sonte LIVE

20/04/2022 16:41

Dy kandidatët për presidecën franceze të Francës, Emanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen në një debat publik të mërkurën në mbrëmje,  një test i shumëpritur për balotazhin e ardhshëm në 24 prill.

Ky është debati i parë i tillë që kur kandidatët filluan fushatën zgjedhore pasi presidenti Emmanuel Macron refuzoi të debatonte në raundin e parë të zgjedhjeve.

Debati prej dy orë e gjysmë  të mërkurën shënon një shans të fundit dhe mjaft  të rëndësishëm për dy kandidatët , Macron president  aktual dhe kandidaten nga e djathta ekstreme Marine Le Pen, për të bindur votuesit që do të shkojnë në qendrat e votimit të dielën.

Kjo është gjithashtu një përsëritje e përballjes së tyre televizive të vitit 2017, e cila u pa si me mjaft ndikim në fushatë.

Debati asokohe u pa si një humbje për Le Pen, e cila herë pas here dukej e hutuar për çështjet ekonomike. Në përgjithësi, debati u konsiderua i tensionuar mes dy kandidatëve. Kohët e fundit Le Pen ka pranuar se debati në vitin 2017 i cili pati një audiencë prej 16.5 milionë njerëzish ishte një dështim.

Ndërkohë Macron ende kryeson në sondazhe kësaj radhe, megjithëse me një diferencë shumë më të vogël dhe prandaj pritet të jetë një garë më e ngushtë se 2017-a.

Sondazhi i fundit nga Ipsos Sopra/Steria sugjeron se Macron po kryeson me 56.5% krahasuar me 43.5% për Le Pen. Sondazhe të tjera kanë treguar një garë shumë më të ngushtë në balotazh.

Të dy kandidatët presidencialë ka të ngjarë të përpiqen të tërheqin votuesit e krahut të majtë që zgjodhën Jean-Luc Mélenchon në raundin e parë.

Mélenchon fitoi 22% të votave në raundin e parë me një program që fokusohet te publiku , ndihma sociale dhe mjedisi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA