Maxhoranca po nis takimet me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, lidhur me procesin e konsultimeve për Presidentin e ri të Republikës.

Në kryesinë e kuvendit ka mbërritur kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim” Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët erdhën me të njëjtin mjet.

Edhe pse i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme kreun e ri të Shtetit, PS ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar në tryezë grupet e opozitës në parlament si edhe me shoqërinë civile.

Në konsultë nuk do të shkojë sot, kreu i grupit parlamentarë të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili njoftoi edhe shtyrjen e mbledhjes së grupit parlamentar, si edhe znj. Doda kryetare e grupit për Demokraci dhe Integrim, e cila konfirmoi për Top Channel se nuk ndodhet në Shqipëri, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA