Një xhiro e mëngjesit herët me ballon me ajër mbi qytetin australian të Melbourne pasi një kthesë të papritur sot kur mjeti gjigant u përplas me çatinë e një ndërtese apartamentesh.
Raportimet thonin se asnjë nuk u plagos në incidentin që po filmohej nga pasagjeri Jayde Magookin teksa ai dhe 12 të tjerët në bord u shpëtuan nga çatitë dhe majët e pemëve ku kishin rënë.
Piloti i mjetit Nick Brau tha se balloni ishte i ri ‘fringo’, por përsëri nuk fluturonte si duhej.
34 vjeçari Magookin, tha se përplasja ishte ” tmerruese” por pasi përfundoi pa pasoja protagonistët tani shohin anën humoristike të saj.
Balloni ishte në fluturimin e tij të parë mbi qytetin australian dhe përfundoi i shpalosur në dy çati ndërtesash në zonën jugore të qytetit, ndërsa koshi i tij i shtrirë në një parkim makinash.
Piloti Brau kishte arritur të shmangte shtyllat dhe kabllot elektrike por disa ndërtesa ksihin pësuar dëmtime teksa përpiqej të rifitonte lartësi.
Piloti tha për mediat se nuk arrinte të kuptonte atë që shkoi keq teksa shtonte se “kur ndodhin gjëra të tillë eksperienca është e pakënaqshme.”
Brau tha se është përplasja e tij në 27 vjet fluturimi me ballonët me ajër të nxehtë, dhe pasagjerët vlerësonin aftësinë e tij të quajtjes së qetësisë dhe uljes pa pasoja të rënda.
Mjeti ishte pjesë e një flote prej gjashtë ballonësh, teksa pesë të tjerët kryen pa probleme itinerarin e tyre.
Magookin tha se vërejti se diçka nuk shkonte pasi balloni nuk po fitonte lartësinë e të tjerëve. Ai me gruan kishin rezervuar shëtitjen prej dy javësh si celebrim pasi Magookin ishte shëruar nga një atak kardiak.
“Më duket se vazhdon seria e fatit të keq”, tha ai për mediat, edhe pse perseri nuk pranonte të hiqte dorë nga fluturimet me ballon.
Top Channel