Një 44 vjecari ju bë atentat në qytetin e Lushnjës rreth orës 17 të mërkurën.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se teksa Kujtim Meta po qëndronte në një lokal pranë stacionit të trenit në qytetin e Lushnjës një person i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar dy herë me armë zjarri psitoletë.

Mësohet se ai është qëlluar një herë në gjoks dhe në bark. pas atentati autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës ndërsa  gjendja e tij është e rëndë, për këtë arsye ai pritet të trasportohet drejt spitalit të Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore me të specializuar.

Kujtim Meta nuk ka precedent të mëparshëm penalë dhe deri tani policia nuk ka ende pistë hetimi. 44 vjeçari Kujtim Keta është banues në fshatin Savër të Lushnjës.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA