Pronarja e ‘Range Rover’ rrëzon tetë gurë varresh duke praktikuar drejtimin në varreza (fotot)

19/04/2022 18:46

Policia në Melrose, Massachusetts tha se shoferja e moshuar që sapo kishte blerë një makinë dhe po praktikonte drejtimin e saj, humbi kontrollin e Range Rover dhe u përplas me tetë gurë varresh, duke shkelur vazhdimisht gazin në vend të frenave.

Zyrtarët thanë se gruaja nuk kishte mësuar kurrë të drejtonte makinën dhe pranonin se “ndoshta nuk duhet t’ia kishin dhënë patentën.

Oficerët erdhën në vendngjarje pas lajmërimeve për incidentin dhe gjetën një rresht gurësh të rrëzuar të dielën në varrezën e Wyoming, SHBA.

Kreu i policisë David Mackey tha se gruaja 53 vjeçare kishte shkelur gabimisht pedalin e gazit që e kishte bërë të merrte përpara gurët e varreve.

“Është një grua e moshës së mesme që nuk kishte mësuar kurrë të drejtonte makinën. Ndoshta nuk duhet t’i kishin dhënë patentën, por s’ke ç’i bën, aksidentet ndodhin”.

Mackey shtonte: “Nuk kemi të bëjmë me krim, është vetëm një aksident i pafat me dëm të konsiderueshëm.”

Shoferja e paidentifikuar kishte me vete një të afërm në makinë, tha policia, duke shtuar se më pas automjetii saj duhej të tërhiqej me mjete të posaçme.

Gurët e varreve ishin rivendosur në vendet e tyre nga zyra e punëve publike, njoftonte rrjeti FOX2.

Policia tha se është ende duke hetuar incidentin.

FOTO GALERI
1/3
Shoferja e moshuar që sapo kishte blerë një makinë dhe po praktikonte drejtimin e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA