E zbuluar 15 vite më parë dhe e mbuluar sërish 15 vite më parë. Kjo është gjendja e Bazilikës së Bezistanit në qendër të qytetit të Elbasanit e cila tashmë është shndërruar në gropë.
Askush nuk ka bërë asgjë në një dekadë e gjysmë për ta bërë të aksesueshme për turistët apo për qytetarët e Elbasanit.
Poshtë kësaj që ju shihni fshihet një bazilikë e shekullin V e përbërë nga shumë elementë arkitektonikë ku vlen të veçohet mozaiku dhe afresket.
E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, menjëherë Bazilika u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë. Bëhet fjalë për vitin 2007. Sot gjendja është krejt tjetër.
Me zbulimet e deritanishme, ka 25 metër mozaik në të cilin përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët tregojnë skemën e përjetësisë dhe janë realizuar me një mjeshtëri të rrallë. Monumenti i Kulturës vazhdon të jetë i varrosur ndërsa turistët dhe vetë qytetarët, përmes disa fotove përpiqen të imagjinojnë se çka nën tokë.
Top Channel