Pamjet e civilëve të ekzekutuar e të hedhur në rrugë me duart e lidhura pas shpine në Bucha, shpalosën para syve të botës mizoritë më të mëdha të luftës në Ukrainës.
E megjithatë, brigadën përgjegjëse për këtë tmerr, e cila akuzohet nga Kievi për krime lufte, presidenti rus Vladimir Putin vendosi ta nderojë për heroizëm të madh e kurajo, siç tha, dhe ti dorëzojë titullin e “Mbrojtës” mbrojtëse të sovranitetit të Rusisë.
“Ky nderim i lartë njeh meritat tuaja të veçanta, heroizmin dhe guximin e treguar në mbrojtjen e atdheut tuaj dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare të Rusisë”, thuhet në letrën e tij.
“Nëpërmjet veprimeve të zgjuara dhe të guximshme gjatë operacionit ushtarak special në Ukrainë, stafi i njësisë u bë model në përmbushjen e detyrës ushtarake, trimërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit”, theksohet më tej. Në fillim të muajit, varre masive të mbushura më civilë të vrarë, të cilat ekipet e CNN i kanë parë nga afër, u zbuluan në Bucha dhe Borodyanka pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit.
Kremlini ka mohuar akuzat se forcat ruse kanë kryer vrasjet e civilëve në Buça, duke thënë se imazhet e trupave të pajetë të civilëve, që janë publikuar, janë “të rreme”. Përgjegjëse për tmerrin në këtë zonë ishte Brigada e 64-të të pushkëve të motorizuara në ushtrinë ruse, e pikërisht ajo është nderuar së fundi nga shefi i Kremlinit. Nderim ky, që mbase nuk do t’i vlejë për shumë kohë. Drejtoria e Inteligjencës së Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes ka publikuar emrat, gradat dhe detajet e pasaportave të anëtarëve të kësaj brigade, duke thënë se secili prej tyre, do të bëjë llogaritë me drejtësinë, përpara të cilës do të duhet të përgjigjet.
Top Channel